Francisko Ariola Cortez, është spanjolli i cili tash e një kohë jeton në Prishtinë, bashkë me familjen e tij.
Në intervistën “Ecje nëpër Prishtinë”, e cila do transmetohet në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova, Cortez tregon përshtypjet e tij që ka për kryeqytetin.
Cortez rrëfen se si mediat spanjolle atje kanë paraqitur Kosovën si vend jo të zhvilluar mirë dhe me myslimanë të këqij, por ky thotë se kur erdhi këtu pa krejt diçka tjetër nga ajo çfarë i kishin mësuar për Kosovën, bile ka një apel për kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, njofton Klan Kosova.