Prishtinasit kaluan të parët në epërsi, me golin e kapitenit Driton Krasniqi, në minutën e 85-të.
Mirëpo, tre minuta më vonë Drilon Osmani i riktheu baraspeshat në rezultat, duke shënuar një eurogol nga gjuajtja e lirë në distancë prej 25 metrash.
Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Lirisë. Të parët në epërsi kaluan prizrenasit, me golin e Blendi Memajt, në minutën e 11-të, derisa shifrat i barazoi Alban Shillova, në minutën e 25-të.
Ndërkaq, fitore si vendase realizoi Besa, e cila e mposhti Istogun, me shifrat 1:0, me golin e shënuar nga Kastriot Rexha, në minutën e 33-të. /Telegrafi/
Raiffeisen Superliga : Java e 10-të
Vushtrria -Feronikeli 1-3
Hajvalia – Llapi 1-0
Trepça’89-Gjilani 0-1
Drita -Liria 1-1
Besa – Istogu 1-0
Prishtina – Drenica 1-1