Në një ndeshje në të cilën dominuan prishtinasit, ishin mysafirët që kaluan në epërsi në minutën e 11-të nëpërmjet Muhabi Bushit. Pas këtij goli “bardh e kaltrit” morën lojën në duart e tyre dhe në minutën e 26-të me golin e Florim Berbatovcit barazuan rezultatin në 1-1.
Ndërkaq, Besnik Krasniqi (30) me një gol të bukur nga largësia kalojë për herë të parë në epërsi Prishtinën në 2-1. Kurse rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje e vendosi Berbatovci (58) shënoi golin e tretë për skuadrën e tij dhe të dytin në këtë ndeshje.
Prishtina më këtë fitore siguron kualifikimin për në gjysmëfinalen e kësaj garë prestigjiozë.
Befasinë në këtë rreth të garave e ka bërë Ferizaj që eliminoi Drenicën duke e mundur me rezultat 2-1.
“Vizën” për në gjysmëfinalen e ka siguruar edhe Fushë Kosova që mundi Istogun me rezultat 1-0, kurse takimi në mes Trepçës dhe Hysit nuk është zhvilluar fare, pasi ekipi mysafir nuk ka udhëtuar në Mitrovicë për ta zhvilluar ndeshjen, raporton Kosovapress.
Sipas rregulloreve të garave pritet që mitrovicasit ta fitojnë këtë takim në tavolinë me rezultat zyrtarë 3:0. /Telegrafi/