Telegrafi

Prishtina në finale të Kupës

Prishtina është kualifikuar në finale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll duke eliminuar Llapin në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë e zhvilluar në kryeqytet kishte përfunduar me rezultat 3-0 dhe pas takimit kthyes në Merdarë (1-1), Prishtina kualifikohet në finale me rezultat të përgjithshëm prej 4-1.

Nikoqirët patën mundësi të kalonin në epërsi në minutën e 35-të, por Enis Zabërgja goditi transversalen nga pika e bardhë.

Goli i parë në ndeshje u shënua në fraksionin e parë të lojës (42’). Egzon Sinani shënoi nga afërsia me kokë.

Rezultati u barazua në pjesën e dytë me një gol të bukur të Berat Hyesenit (78’).

Në finale, Prishtina pret fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Dritës dhe Trepçës ’89. /Telegrafi/