Site icon Telegrafi

Prishtina në finale të BKT Superligës

Ishin këto paraqitje solide të Prishtinës, e cila në ndeshjen e tretë të zhvilluar në Mitrovicë falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme arriti që me rezultat 67-105 ta sigurojë vendin në finale.

Kundërshtarët e Plisave në finale do të jenë ose Bambi ose Peja. Ndeshja e parë e zhvilluar në Mitrovicë përfundoi në të mirë të pejanëve, të cilët edhe janë favoritë për t’u kualifikuar në finalen e BKT Superligës së Kosovës në basketboll.

Nëse ndodh që të shohim përballjen e gjigantëve të basketbollit kosovarë, rivalëve të përbetuar, Pejës dhe Prishtinës, atëherë pritet që edhe zyrtarisht të rinisë epoka e artë e basketbollit kosovar, kur mbusheshin stadiumet plot tifozë, gjithnjë e ripërsërisim, falë rivalitetit dhe kualitetit ofron ky derbi tipik për një finale. /Telegrafi/

Exit mobile version