Site icon Telegrafi

Prishtina në Antalya për fazën përgatitore – zyrtarizon tre ndeshje miqësore

Prishtina ka mbërritur në Lara të Antalyas ku do të qëndrojë për dy javë për fazën e përgatitore të dimrit.

Prishtina ka mbajtur seancë të lehtë stërvitore në fushën brenda kompleksit të hotelit ku po qëndron.

Në ekspeditën e Prishtinës janë 23 lojtarë, ndërsa mungojnë për shkaqe dokumentacioni, Gauthier Mankenda dhe Oto John, portieri Alban Muqiqi i infektuar me COVID-19 dhe Ermal Vitija i lënduar.

Ekipi i Prishtinës në këto përgatitje përbëhet nga portierët, Eglant Haxho, Ardit Nika dhe portieri i juniorëve, Fatos Sinani. Ndërsa 20 futbollistët janë, Besnik Krasniqi, Erdin Dushi, Gentjan Muça, Leotrim Bekteshi, Lumbardh Dellova, Gledi Mici, Leonit Abazi, Tun Bardhoku, Behar Maliqi, Lorik Boshnjaku, Valon Pllana, Qendrim Zyba, Sabien Lilaj, Endrit Krasniqi, Mergim Pefqeli, Albin Prapashtica, Enis Gavazaj, Dhurim Zhuri, Alban Shillova dhe Leotrim Kryeziu. Ekspeditën e skuadrës prinë drejtori sportiv, Fisnik Kërçeli, kryetrajneri Zekirija Ramadani me trajnerët, Armend Simnica, Debatik Curri, Orhan Abdi (tr. kondicional), Ahmet Beselica (tr. i portierëve), Alban Llumnica e Atdhe Halimi (fisio), Ruzhdi Gashi e Ismet Kçiku (ekonomat), Faton Zejnullahu (përgjegjës i ekipit).

Skuadra në këto dy javë pritet t’i zhvillojë katër ndeshje. Për shkak masave të ashpra anti-COVID-19 të ndërmarra nga shteti i Turqisë, me gjithë aranzhimin e ndeshjeve, zyrtarizimi i tyre i plotë bëhet vetëm në ditën e takimi.

Skuadra pritet të ndeshet me Dritën më 23 janar në kuadër të Superkupës dhe tre miqësoret tjera kundër Chayka (Liga e parë Rusi, 26 janar), Orenburg (Liga e parë Rusi, 29 janar) dhe Rukh Lviv (Superliga e Ukrainës, 31 janar). /Telegrafi/ 

Exit mobile version