Site icon Telegrafi

Prishtina ndryshon përsëri stadium për ndeshjen ndaj Llapit

photo by: @Shpend Ahmeti

Prishtina ka konfirmuar stadiumin ku do ta luajë ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Llapit, në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e javës së 31-të të kampionatit.

Megjithatë, klubi më i trofeshëm kosovar nuk do të luajë këtë ndeshje në stadiumin “Sami Kelmendi” të Lipjanit.

Edhe kësaj radhe, Prishtina është detyruar të ndryshoj ambient, por do të jetë brenda kryeqytetit.

Foto nga ndeshja e javës së 13-të (photo by: @Shpend Ahmeti)

Prishtina ka njoftuar me anë të faqes zyrtare se ndeshjen ndaj Llapit do ta luajë në stadiumin e Ramiz Sadikut.

“Prishtina e pret Llapin në fushën e Ramiz Sadikut në Prishtinë, të dielën më 28 prill nga ora 15:00”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas. /Telegrafi/

Exit mobile version