Site icon Telegrafi

Prishtina ndezë sot dritat e Vitit të Ri dhe hap Tregun e fundvitit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sonte në ora 18:45, do të ndezë dritat e Vitit të Ri në sheshin “Skënderbeu”.

Ndërkaq, 15 minuta më vonë, në ora 19:00, ai do ta bëjë hapjen zyrtare të Tregut të fundvitit në sheshin “Zahir Pajaziti”. /Telegrafi/

Exit mobile version