Telegrafi

Prishtina ndeshjet në Drenas, ndërsa stërvitjet në një fushë sintetike në Mazgit (Foto)

Sot në ambientet e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe përfaqësuesve të FC Prishtina, anëtarit të bordit, Afrim Muçiqi dhe sekretarit, Fatos Hoxha, është nënshkruar zyrtarisht kontrata e shfrytëzimit të stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Prishtina do t’i zhvilloj të gjitha ndeshjet e saj si vendase në stinorin vjeshtor të edicionit 2017/18.

“Kushtet e ofruara, nga të gjitha stadiumet me pagesë që ka pasur klubi nga dita e shpërnguljes për shkak rinovimit të stadiumit, janë më të volitshmet nga Komuna e Drenasit”.

Gjatë arritjes së marrëveshjes mes komunës së Drenasit dhe Prishtinës

“Andaj, me këtë rast, FC Prishtina falënderon jashtëzakonisht shumë kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci. Po ashtu, FC Prishtina falënderon edhe KF Feronikeli për mikpritje”, ka shkuar Prishtina në ueb faqen e klubit.

Në anën tjetër Prishtina ka arritur marrëveshje me një fushë sintetike private që t’i zhvillojë stërvitjet në vjeshtë.

Stërvitje në fushën me bari sintetik në Mazgit

Prishtina do t’i zhvilloj ndeshjet të dielave. Ndërsa, këtë të diel më 20 gusht nga ora 17:00 në Drenas e pret Dritën në kuadër të javës së parë Vala Superligës.