Site icon Telegrafi

Prishtina ndeshjen ndaj Malishevës e luan në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan

Prishtina ka bërë të ditur se ndeshjen e xhiros së shtatë kundër Malishevës, do ta luajë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Prishtina ka zgjedhur këtë stadium për ta luajtur ndeshjen pas dënimit që e mori pas duelit me Ballkanin, të cilin e zhvilloi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shkaku i incidenteve që ndodhën para fillimit të takimit, Prishtina është dënuar që dy ndeshjet e ardhshme si vendase mos t’i luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon ndaj FC Malishevës”.

“Ky duel që i takon xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar do të zhvillohet të mërkurën (14 Shtator) në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 15:00”, thuhet në njoftimin e klubit.

Përballja në fjalë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version