Site icon Telegrafi

Prishtina nderon veteranët e arsimit të moshës 80 vjeçare (Foto)

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Grupi i Grave të Komunës së Prishtinës bashkë me zyrën për Barazi Gjinore dhe kryetarin Shpend Ahmeti, organizuan pritje për mësueset dhe mësuesit veteranë të arsimit të moshës 80 vjeçare.

Sipas një njoftimi, me këtë rast, Komuna e Prishtina ndau mirënjohje për kontribut jetësor në fushën e arsimit dhe edukimit, veteraneve dhe veteranëve si: Ismete Badivuku, Emine Deva Spahiu, Mejreme Pallaska, Hilmije Tyrbedari, Sheribane Bajra, Suate Hoxha, Remzije Krasniqi, Xhemailie Demaçi, Myzejene Ferri, Ramë Smajlhasanaj, Ilaz Namoni, Behixhe Pallaska Hoxha, Qefsere Vula, Myrvete Rizvanolli, Shukri Zejnullahu, Ajten Pllana, Melihate Shurdha, Avdi Gashi, Bujar Gjeli, Xhafer Osmani, Exhale Berishe, Afijete Bashota. /Telegrafi/

Exit mobile version