Prishtina është ndalur në barazim 0-0 nga Ferizaj pas tetë fitoreve radhazi në kampionat.
Ndeshja nisi me Ferizajn që pati një rast me Adnan Haxhajn por që porta e Visar Bekajt mbeti e pa prekur.
Prishtina ka mundur të kalonte në epërsi në kur Mario Morina asistoi bukur tek Thaqi por që goditja e tij ishte e plogësht.
Rast të mirë për kryeqytetasit pati edhe Basit Khalid por që nuk u tregua i saktë përballë portierit Blakçorri.
Me rezultatin e barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Ferizaj tentoi golin me të filluar pjesa e dytë, por goditja e Genc Hamitit shkoi mbi portë.
Prishtina u kundërpërgjigj me tri raste të mira shënimi, kur dy herë provuan mbrojtësit Arago Jamal dhe Armend Thaqi por pa sukses.
Rast të mirë pati edhe mesfushori i talentuar i Prishtinës, Meriton Korenica por në fund intervenoi portieri vendas për t’ia mohuar golin.
Edhe pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në pozitën e parë në tabelë me 37 pikë të tubuara, dy më shumë se Feronikeli që ka një ndeshje më pak.
Në anën tjetër Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 15 pikë.
Ferizaj në javën e 17-të do të luaj në udhëtim te Gjilani.
Në anën tjetër lideri aktual i Superligës, në javën e 17-të do të përballet në derbin e javës me Dritën. /Telegrafi/