Site icon Telegrafi

Prishtina ndalet në shtëpi nga Ferizaj

Prishtina është ndalur nga Ferizaj me barazim 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilët nuk është se krijuan shumë raste për gol.

Kështu, pas 45 minutave lojë në këtë pjesë asnjëra skuadër nuk pati ndonjë goditje të rrezikshme për gol dhe portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte më sulmuese dhe kërkonte me ngulm golin e epërsisë.

Të ndihmuar edhe nga Plisat dhe tifozët e shumtë në stadium, ekipi krijoi mjaft shumë raste për gol.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve të mira me Khalid Basid e Gathuier Makenda, Prishtina nuk arriti të gjej golin dhe në fund u desh të kënaqet me një barazim 0-0.

Pas këtij barazimi, Prishtina renditet në vendin e katërt me tetë pikë, ndërsa Ferizaj në pozitën e nëntë me katër pikë.

Në ndeshjen e radhës, bardhekaltrit e zhvillojnë sërish në shtëpi, është ndeshja e mbetur ndaj Gjilanit që zhvillohet të mërkurën në ora 18:00, ndërsa Ferizaji në fundjavë e pret Gjilanin. /Telegrafi/

Exit mobile version