Site icon Telegrafi

Prishtina ndalet me barazim te Drita

Drita dhe Prishtina kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, por ishin vetëm mysafirët të cilët arritën të gjejnë golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes dhe ishte Fidan Gërbeshi, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Në pjesën e dytë, Prishtina vazhdoi me lojë më të mirë dhe raste të krijuara dhe arriti të gjej edhe golin e barazimit.

Pas një aksioni të mirë, ishte Armend Thaqi, i cili asiston mirë të Gathuier Mankenda (56′) që shënon nga afërsia për 1-1.

Deri në fund të ndeshjes, kryeqytetasit vazhduan të kërkojnë golin, patën edhe shumë raste tjera, por nuk patën fat dhe në fund ndeshja përfundoi baras 1-1.

Pas këtij barazimi, Prishtina gjendet në vendin e dytë me 69 pikë, ndërsa Drita renditet e katërta me 48 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Prishtina e pret në shtëpi Llapin, ndërsa Drita udhëton te Feronikeli. /Telegrafi/

Exit mobile version