Telegrafi

Prishtina Music Conference fillon të shpalos të ftuarit e parë

Konferenca e muzikës Prishtina Music Conference, e para e llojit të saj në rajon, fillon të shpalos emrat e ekspertëve mysafirë.

Pas një edicioni të suksesshëm, Prishtina Music Conference rikthehet prapë në Kino Armata me 4 dhe 5 nëntor.

Edhe pse PMC tanimë ka filluar me aktivitetet e saj duke mbledhë rininë e kryeqytetit çdo të shtunë me eventet ikonike për të na përcjellë në ditët e konferencës, ne presim me padurim për shpalosje të programit.

Ka ca ditë që Prishtina Music Conference ka filluar me lajmërimin e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e konferencës gjatë vikendit 4 dhe 5 Nëntor. Mysafirët e lajmëruar deri tani përfshijnë të ftuar internacional si George Perot, themelues i Athens Music Week dhe organizatave tjera në industrinë muzikore si dhe Ruth Koleva, yll i muzikës në Bullgari dhe businesswoman e shquar në industrinë muzikore globale duke përfshirë përveç tregut evropian, edhe atë kinez dhe amerikan.

Të lajmëruar si pjesëmarrës janë edhe Berna Caka, moderatore e njohur e radios në Kosovë me një eksperiencë prej 20 vitesh, e shquar për shijen dhe njohurinë e saj në muzikë, Berna i bashkohet Prishtina Music Conference.

Genc Salihu poashtu, artisti i njohur shqiptarë, i bashkëngjitet programit të PMC-së si panelist për të ndarë ekspertizën e tij.

Prishtina Music Conference do të vazhdojë të ndajë me ne artistët dhe figurat e industrisë të cilët do t’i bashkëngjiten misionit për të ngritur kulturën muzikore kolektive në Kosovë e rajon.