Site icon Telegrafi

Prishtina mund të dënohet nëse nuk udhëton në Vushtrri

“Nuk di çfarë argumente kanë për të mos udhëtuar. Po më duket absurde, por ne do të veprojmë në bazë të akteve normative”, tha ai për Arenën. Prishtina si arsyetim po i jep deklaratat kërcënuese të trajnerit të Llamkos Kosovës, Ismet Munishi, i cili disa ditë më herët kishte thënë se Prishtina nuk ka çfarë të kërkojë në Vushtrri si dhe në atë se fitorja e tyre 3:1 ndaj Drenicës ishte e kurdisur.

Por, çka thotë Rregullorja Disiplinore e Federatës së Futbollit të Kosovës. Nëse një skuadër nuk udhëton pa ndonjë arsye të fortë, kjo nuk veçohet askund. Veçohet vetëm ajo që nëse nuk udhëton dy ndeshje largohet nga garat. Mirëpo, duke marrë për bazë se mos udhëtimi i skuadrës për të zhvilluar ndeshjen pa ndonjë arsye të fortë, atëherë ata patjetër se do të gjendeshin në procedurë disiplinore. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version