Në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll janë arritur edhe këto rezultate:
KEK-u – Lepenci, 0 : 2
Liria – Vëllaznimi, 0 : 1
Drenica – Drita, 1 : 1
Prishtina – Hysi, 1 : 0
Gjilani – Trepça, 1 : 0 dhe
Trepça ’89 – Besa, 4 : 2.
Kjo javë solli takime interesante, efikasitet, gola dhe rritje të numrit të tifozëve nëpër stadiumet tona. Prishtina fitoj kryendeshjen, mposhti Hysin me golin që e shënoi kapiteni Ahmeti në minutën e 60-të nga penaltia.
Debutuesi i Superligës, Lepenci, shënoi edhe fitoren e dytë në këtë edicion duke e mundur Kek-un në Kastriot, ekip i cili regjistroi edhe humbjen e dytë në këtë fillim të kampionatit.
Pikët e para i inkasoi Gjilani, i cili mundi Trepçën e favorizuar me rezultat minimal 1:0. Trepça’89 ishte bindëse në duel me Besën, e cila në finish u këndell për ta zbutur humbjen e dytë radhazi në Mitrovicë në këtë edicion.
Drenica deshtoi edhe një herë për t’i fituar tre pikë, derisa Drita importoi një pikë nga Skenderaj duke vazhduar me sukses rikthimin në elitë. Liria u mposht në Prizren nga Vëllaznimi i përforcuar që dëshmoi se do të jetë pretendent serioz për titull ndërsa prizrenasit ju mbetet të këndellen sa më shpejt. Në xhiron e dytë u shënuan 13 gola ndërsa shikues më së shumti kishte në kryendeshjen Prishtina –Hysi, plot katër mijë.
Në xhiron e tretë që do të zhvillohet me shtatë shtator (e mërkurë) prej orës 16:00 takohen:
Drita – Trepça 89
Vëllaznimi – Drenica
Hysi – Liria
Lepenci –Prishtina
Trepça – KEKu
Besa – Gjilani
Edicioni i ri garave filloi edhe në Ligën e parë. Rezultatet komplete të javës së parë:
Kosova (V) – Istogu, 3 : 2
F. Kosova – Llapi, 2 : 0
Rahoveci – Hajvalia, 1 : 3
Feronikeli – Sharri, 5 : 0
Flamurtari – Ulpiana, 1 : 0
Deçani – Ferizaj 1 : 3
2 Korriku – R. Sadiku, 0 : 1
dhe Ballkani – Vitia 2 : 0. /Telegrafi/