Site icon Telegrafi

Prishtina mposhtet edhe nga Baroe, rrezikon kalimin tutje

Prishtina edhe pse ishte në disavantazh prej 15 pikësh arriti ta dërgoj ndeshjen në vazhdime, por jo ta fitojë atë. 

Prishtinë e kishte nisur mirë lojën, ndërsa çerekun e parë e kishte fituar me rezultat 23:20.

Çereku i dytë ishte shumë i dobët për kampionët aktual të Ligës Ballkanike. Prishtinasit humbën 13:28, suke shkuar në pushim prej minus 13 pikësh.

Sigali u kthye në lojën në çerekun e tretë falë lojës së mirë të Drilon Hajrizit. Prishtina arriti ta mbyll çerekun e tretë 27-17, duke e zvogëluar epërsinë e bullgarëve në dy pikë.

Çereku i katërt i takoi plotësisht Prishtinës që e dërgoi epërsinë edhe në pesë pikë. Fundi ishte mjaftë dramatik pasi kur kishin mbetur edhe 29 sekonda rezultati ishte 81-81.

Në tentimin e fundit Prishtina nuk arriti të shënojë dhe loja shkoi në vazhdime.

Prishtina në vazhdime ishte shumë e dobët, pasi që edhe Drilon Hajrizi kishte mbushur pesë gabimet personale. Ndeshja në fund u mbyll 86:94.

Më të dalluarit te Prishtina ishin Hajrizi me 26 pikë dhe Hinds me 24.

Te Baroe u dalluan Zheleve dhe Ross me nga 19 pikë.

Pas kësaj humbje Prishtina rrezikon dukshëm kualifikimin për në fazën tjetër pasi nga 7 ndeshje ka vetëm 2 fitore dhe 5 humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version