Prishtinasit si mysafir kanë triumfuar në stadiumin pejan “Shani Haxhiislam” kundër Pejës me rezultat të thellë 4-1.
Pjesa e parë përfundoi e barabartë 1-1, ndërsa në pjesën e dytë si duket prishtinasit e kërkuan më tepër fitoren se pejanët, raporton Telegrafi.
Në 45 minutshin e parë, Labinot Osmani (‘16) shënoi për epërsinë e Prishtinës, ndërsa barazoi Fetim Kasapi (‘40).
Mirëpo, në pjesë të dytë falë lojës së bukur dhe kombinimeve të shpejta të djelmoshave të Sami Sermaxhajt, Prishtina ka arritur të shënojë edhe tre herë në portën e ekipit pejan për mposhtur skuadrën pejane.
Sërish në pjesën e dytë serinë e golave e filloi Osmani (‘47), për ta vazhduar më pas me Gentrit Begollin (‘69) dhe Bashkimi Shala (‘81), realizoi golin e fundit dhe vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 4-1 për Prishtinën. /Telegrafi/