Klubi prishtinas, Prishtina ka fituar Superkupën Kosovë-Diasporë pasi ka mposhtur me penallti klubin AKV Bardhosh Gërvalla.
Pasditja e së enjtes ka sjell ndeshjen e Superkupës Kosovë – Diasporë, ndërmjet fituesit të Digitalb Kupës së Kosovës, FC Prishtina, dhe skuadrës fituese të Kupës së Kosovës nga Diaspora AVK ”Bardhosh Gërvalla” nga Ludwisburgu.
Ndeshja e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) fillojë me kohë nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ku fitore shënoi Prishtina.
Pjesa e parë e ndeshjen u karakterizua me lojë të barabartë, por me prishtinasit për një nuancë më të mirë.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej rrugën e rrjetës dhe skuadrat shkuan pa gola në pushimin mes dy pjesëve.
Edhe pjesa e dytë e ndeshjes ishte thuajse e njëjtë me të parë, ku edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrat, portat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.
Në penallti, Prishtina u tregua më e saktë duke fituar në fund me rezultat 4-2 dhe fitoi Superkupën Kosovë-Diasporë.
Vlen të theksohet se klubi kryeqytetas luajti thuajse me gjithë futbollistët e rinj, pasi lojtarët e ekipit të parë u pushuan për ndeshjen kampionale të kësaj fundjave ndaj Gjilanit. /Telegrafi/