Site icon Telegrafi

Prishtina mposht Lirinë, Llapi fiton ndaj Feronikelit

Me rezultat 3-1, Prishtina ka fituar përballë Lirisë në ndeshjen e javës së 30-të që u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Kryeqytetasit kaluan në epërsi me golin e Gauthier Mankendas, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Boshnjakut.

Mysafirët arritën ta barazonin rezultatin me golin e Henry Chibuezes (39’) dhe me shifra të barabarta skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, rezultati u kthye në favor të ekipit vendas me golin e dytë personal të Gauthier Mankendas (55’). Kësaj radhe asistoi Dallku.

Bardhekaltrit e realizuan edhe golin e tretë me anë të Basid Khalid (78’), i cili u asistua nga portieri Bekaj.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vend të dytë në tabelë duke e kaluar Feronikelin që pësoi humbje në udhëtim te Llapi (2-0).

Tashmë kampioni nga viti i kaluar është zhvendosur në vend të katërt, pasi Llapi është i treti në tabelë.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Valon Zeqiri shënoi në fund të pjesës së parë (45’), ndërsa Mirlind Daku shënoi në pjesën e dytë (80’).

Nga ana tjetër, Liria është barazuar me pikë me Ferizajn dhe rrezikon të përfshihet në zonën barazhit. /Telegrafi/

Exit mobile version