Prishtina ka fituar në derbin e javës në Vala Superligën e Kosovës ndaj Trepcës ’89 me rezultat minimal 1-0.
Skuadra më e madhe në Kosovë e ka fituar takimin e fundit para tifozëve të saj “Plisave”, dhe ka rezervuar pozitën e nën-kampionit të Kosovës.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 10 të pjesës së parë.
Ishte anësori Gauthier Makenda, i cili shënoi një supergol për 1-0 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë, përsëri Prishtina ishte një nuancë më e mirë, por nuk arriti të shënoj edhe ndonjë gol tjetër dhe ndeshja përfundoi me fitoren minimale 1-0.
Pas kësaj fitore, klubi kryeqytetas e sheh veten në pozitën e dytë me 69 pikë, ndërsa “Minatorët” kanë 77 pikë të mbledhura. /Telegrafi/