Ballafaqimi në mes Prishtinës dhe ekipit të Luksemburgut është zhvilluar në një atmosfere fantastike të krijuar nga rreth 1.500 shikues prishtinas. Bardhekaltrit të mbështetur fuqishëm nga tifozët e tyre, mjaft mirë e kontrolluan lojën në fillim të ndeshjes duke dominuar në parket dhe në rezultat.
Nikoqirët nëpërmjet Enis Kabashit deri në dhjetëminutëshin e fundit e kishin rezultatin në favor të tyre, mirëpo nga ky moment disa gabime të Prishtinës, veçmas në repartin e sulmit, ekipi nga Luksemburgu mirë i shfrytëzoi. Ata fillimisht barazuan rezultatin në 8-8, kurse pjesën e parë e mbyllen me tri gola epërsi 11-14.
Siç njofton Kosovapress, hendbollistët e Prishtinës më një angazhim të pashoq ia dolën që të përmbysin avantazhin e mysafirëve duke rikthyer rezultatin në favor të tyre. Skuadra e Taib Kabashit lojë mjaft të mirë tregoi deri në fund të ndeshjes duke e fituar këtë sfide me katër gola epërsi 28-24.
Prishtina më këtë fitore ka bërë hapin e madh për kualifikim në rrethin tjetër të garave, e që do të ishte kualifikim historik. Ndeshja e radhës në mes Prishtinës dhe HB Esch luhet pas një javë në Luksemburg. /Telegrafi/