Që në fillim kryeqytetasit dëshmuan se kishin udhëtuar në Gjilan për fitore. Në rastin e parë më serioz prishtinasit shënuan nëpërmjet Driton Krasniqit, i cili në zonë nga afërsia krosimin e Mazrekajt e shndërroi në gol.
Epërsia u dha më shumë motiv mysafirëve të cilët shënuan përsëri, këtë herë nëpërmjet Zuqakut (25’), i cili ndëshkoi mbrojtjen statike vendase dhe kështu vulosi epilogun përfundimtar të pjesës së parë.
Drita pati rastin ideal që në minutën 45-të të shënojë, porse gjuajtja e Abazit përfundoi skaj pingules. Nga mllefi se skuadra e tyre e zemrës nuk shënoi një tifoz i Dritës u fut në fushë në një moment kur loja ishte ndërprerë duke shënuar gol në portën e Prishtinës.
Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me të parën. Prishtinasit luanin kujdesshëm, ndërsa vendasit pa koncept.
Prishtina shënoi golin e fundit në minutën e 65-të, kur Zejnullahu me gjuajtje për toke tunde rrjetën e portës mysafire për ta vendosur rezultatin përfundimtar të takimit. /Telegrafi/