Vashat e Prishtinës kanë fituar ndaj Bashkimit në ndeshjen e pestë në serinë finale me rezultat 76-71 dhe janë shpallur kampione të Kosovës.
Finalja e femrave ka qenë shumë interesante me Prishtinën dhe Bashkimin që kanë dhuruar spektakël në secilin takim.
Seria e finaleve ka qenë e barabartë me të dyja klubet që kanë fituar nga dy ndeshja dhe fituesi u përcaktuar vetëm sot (e shtunë) në ndeshjen e pestë.
Ishin vajzat nga kryeqyteti të cilat arritën ta fitojnë takimin e pestë me rezultat 76-71 në palestrën e mbushur “Sezai Surroi” në Prizren.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, ku çereku i parë përfundoi me dy pikë epërsi 15:13, ndërsa pas 20 minutave rezultati shënonte 39:34 në favor të vendaseve.
Në pjesën e dytë, vajzat prishtinase u kthyen furishëm duke dominuar çerekun e tretë me rezultat 26:14 dhe duke kaluar në epërsi të përgjithshme 60:53.
Në çerekun e fundit Bashkimi ishte për një nuancë më e mirë, por pa arritur të shkrijë disavantazhin dhe në fund ndeshja përfundoi me fitoren e Prishtinës me rezultat 76-71 dhe kjo fitore i bënë kampione të Kosovës. /Telegrafi/