Telegrafi

Prishtina, Mitrovica e Podujeva me më së shumti raste me COVID-19 të konfirmuara sot

Foto: Ridvan Slivova

Komuna e Prishtinës, ajo e Mitrovicës dhe e Podujevës janë tri komunat prej të cilave janë konfirmuar më së shumti raste pozitive sot në raportin e publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Nga gjithsej, 190 raste pozitive, 48 janë konfirmuar në Prishtinë, 24 në Mitrovicë dhe 18 në Podujevë.

Gjithashtu 197 persona janë shëruar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, ndërkaq numri i të vdekurve tashmë ka arritur në 315, pasi 12 pacientë me COVID-19 kanë humbur betejën me këtë sëmundje në këto 24 orë.

Lexo po ashtu Dymbëdhjetë të vdekur dhe 190 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48raste,komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Podujevë 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Han i Elezit, Klinë dhe Rahovec. /Telegrafi/