Telegrafi

Prishtina merr tri pikë shumë të rëndësishme ndaj Trepçës ’89

Prishtina ka arritur t’i ndalë tri pikë në kryeqytet nga përballja me Trepçën ’89.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku ka shënuar fitore minimale, por shumë të vlefshme në luftën për titull të kampionit 1-0.

Pjesa e parë ishte më e zbehtë nga dyja skuadrat që nuk arritën të krijonin ndonjë rast shumë të rrezikshëm.

Por 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Prishtina gjeti golin e epërsisë.

Endrit Krasniqi asistoi bukur te Ahmed Januzi I cili shënoi me lehtësi për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes, si vendasit ashtu edhe mysafirët kishin disa raste shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar 1-0 në të mirë të vendasve.

Kjo fitore e mban Prishtinën në pozitën e katërt në tabelë me 30 pikë të tubuara, por tani vetëm katër më pak se lideri Ballkani.

Ndërkohë Trepça ’89 mbetet në pozitën e tetë në tabelë me 20 pikë pas 16 xhirove.

Në javën e ardhshme Prishtina do të luaj në udhëtim te Gjilani, ndërsa Trepça ’89 e pret Dritën. /Telegrafi/