Site icon Telegrafi

Prishtina merr rrugën për Gjermani

Ekipi prishtinas garon në Grupin B së bashku me Wolfsburg, Borussia Monchengladbach (Gjermani), Zenit St. Petersburg (Rusi) dhe Olympiacos (Greqi), raporton Zëri.

Ndeshjen hapëse bardhekaltërit e zhvillojnë nesër kundër Wolfsburgut, kampionit aktual gjerman për grupmoshën U-19 (ora 18:40), ndërkohë që po të njëjtën ditë e zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë me Olympiacos (ora 20:20).

Në ditën e dytë FC Prishtina do të përballet edhe me rivalët e tjerë të grupit, Borussia Monchengladbach (18:40) dhe Zenit St. Petersburg (20:20), i cili është edhe fituesi i vitit të kaluar.

Ndeshjet zhvillohen dy herë nga 20 minuta, ndërkohë që dy ekipet e para në grup kualifikohen në gjysmëfinale të turneut. Pjesë e Grupit A janë, Borussia Dortmund, Hamburger (Gjermani), Arsenal (Angli), Valencia (Spanjë) dhe ekipi përfaqësues i Kinës U19. Finalja e turneut zhvillohet me datën 28 korrik. /Telegrafi/ 

Exit mobile version