Prishtina ka arritur të shënojë fitoren e tetë radhazi në Ipko Superligën e Kosovës në futboll pasi ka mposhtur në shtëpi Ballkanin me rezultat 2-0.
Në pjesën e parë Prishtina rrezikoi me anë të Basid Khalid (27′) dhe Meriton Korenicës (35′), por goditja e parë u prit nga Armend Ruxhi, ndërsa e dyta jashtë portës.
Për Ballkanin rastin e vetëm e pati Borce Manevski (37′), i cili edhe pse u gjend në mundësi të mirë shënimi, goditja e tij nuk ishte aq e fortë sa për të befasuar.
Në pjesën e dytë, Prishtina doli me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke arritur të dominojë lojën dhe të shënoj tre gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 65-të, ku lojtari në formë të mirë Mario Morina shënoi për 1-0 pasi pas asistimit nga Korenica lëshoi një goditje të saktë nga vija e 16-të metërshit.
Pas vetëm tre minutave lojë, Prishtina gjeti edhe golin e epërsisë 2-0 me anë të Korenicës, i cili lansoi një goditje të fuqishme pas asistimit nga Ergyn Ahmeti.
Prishtina pati rast ideal të ngrit epërsinë edhe në minutën e 70-të, por sulmuesi Khalid nuk arriti të qëllojë në portën e zbrazët nga vetëm pesë metra.
Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dyja skuadra, por shifrat mbetet të pandryshuara dhe Prishtina fitoi me rezultat 2-0.
Pas kësaj fitore, Prishtina ka plot 36 pikë në pozitën e parë, ndërsa Ballkani rikthehet në vendet e barazhit me 18 pikë. /Telegrafi/