Pas bojkotit të së enjtes, të premtes dhe të hënës, për shkak të borxhit të kryesisë ndaj futbollistëve, këta të fundit fund kanë pranuar t’i fillojnë përgatitjet.
Ka qenë vetëm paga e nëntorit, e cila i ka bindur lojtarët të nisin stërvitjet, derisa pjesa tjetër e borxhit, paga e dhjetorit dhe një premi në vlerë prej 250 eurove, atyre u është premtuar se do të shlyhet deri më 30 janar.
“Obligimet janë kryer ashtu siç jemi marrë vesh me lojtarët. Ne u kemi premtuar që deri më 30 janar do t’i kryejmë të gjitha obligimet. Deri më tash është kryer vetëm rroga e nëntorit”, tha drejtori i klubit, Sokol Krasniqi, për gazetën Sport./Telegrafi/