Site icon Telegrafi

Prishtina me mbeturina

Kohëve të fundit janë shpeshtuar ankesat e qytetarëve për mbeturina në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Në fotografitë e dërguara e disa edhe të publikuara në rrjetet sociale, shohim se kontejnerët janë të stërmbushur, gjë që kritikohet edhe kompania “Pastrimi”, por ka edhe të atillë që hedhin mbeturina kudo.

KosovaPress ditë më parë raportoi se si hedhen mbeturinat në parkingun e automjeteve.

Ndërsa, ashtu siç mund të shihni në fotografitë, në rrugën “Sylejman Vokshi”, përveç kontejnerëve të mbushur me mbeturina, shihet se qytetarët hedhin mbeturina edhe për rreth kontejnerëve. /Kp/Telegrafi/

Exit mobile version