Prishtina do të jetë mysafire i Drenicës në Malishevë (e shtunë, 13:00), ndërkohë që Besa Famiglian e pret ballafaqimi me Vjosën në Pejë (e diel 17:00). Kosova e Vushtrrisë do të udhëtojë në Pejë, ku do të ndeshet me Deçanin (e diel, 13:00).
Klubi i hendbollit të Prishtinës, është i vetmi që nuk ka pësuar humbje asnjëherë. Bilanci i ndeshjeve të tyre deri më tani është i shkëlqyer, me 10 fitore e një barazim në total.
Ndeshjet e xhiros së 12-të në hendboll:
Drenica – Prishtina
Vjosa – Besa Famiglia
Deçani – Kosova (V)
Trepça – Samadrexha
Kastrioti – Zhegra
Vëllaznimi – Drita.