Flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur sot në çdo cep të Prishtinës dhe kjo në shenjë falënderimi për donacionin miliona eurosh nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC).
Një ditë më parë Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka ndarë miliona euro për Kosovën, që të investohet në infrastrukturë dhe energji dhe si shenjë falënderimi për këtë donacion Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur flamuj amerikan në çdo cep të kryeqytetit.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zyrtarja për Informim në Zyrën e kryeministrit, Donjeta Gashi.
“Qeveria i ka vendos këta flamuj, pasi dje kemi marrë lajmin për MCC që i ka nda edhe miliona euro për Kosovën, investime në infrastrukture dhe energji dhe si shenjë falenderimi për këtë lajmë dhe partneritet”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, Kosova po ashtu ka paralajmëruar formimin e ushtrisë më 14 dhjetor (të premten) dhe deri më tani pro këtij vendimi ka dal ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett. /Telegrafi/