Pas rezultateve të dobëta dhe fondit të varfër të futbollistëve, Krasniqi ka vendosur të jap dorëheqje nga posti i trajnerit të Prishtinës.
Në një prononcim për Telegrafin, Krasniqi tregoi arsyejet e dhënies së dorëheqjes nga posti i Prishtinës.
“Është e vërtetë kam dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Prishtinës. Arsyeja kryesore që jam larguar është fondi i varfër i futbollistëve që kam në skuadër”, deklaroi Krasniqi.
Pas barazimit të dielën ndaj Drenicës, Prishtina ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 10 pikë të tubuara. /Telegrafi/