Sipas faqes zyrtare të Prishtinës, Bordi i klubit i dha mbështetje të fuqishme Sermaxhajt.
“Pas kësaj humbje të hidhur, bordi i klubit është mbledhur urgjentisht, ka mbajtur takim me kryetrajnerin Sami Sermaxhaj, të cilit sëbashku me shtabin teknik i ka dhënë mbështetje dhe tani e tutje, udhëheqja e klubit është e mobilizuar për rezultate pozitive”, thuhet në njoftim.
Prishtina një javë para fundit të vjeshtës ndodhet në pozitën e parafundit me vetëm 14 pikë të tubuara.