Telegrafi

Prishtina mban emrin e Justinianit

Në vitin 518 Ulpiana, që gjendet në afërsi të Prishtinës, u rrënua plotësisht nga një termet i madh. Këtë qytet e ka ngritur perandori Justinian, duke e quajtur “Justiniana Secunda”, kurse më vonë ky emër u transformuar në Istriniana, përkatësisht Pri (që do të thotë qytet) pastaj Pristrina dhe se fundi Prishtina, që do të thotë Qyteti i Justinianit.

Gjatë këtij simpoziumi me kumtesat e tyre u paraqiten: prof. dr. Edi Shukriu, prof. dr. Jahja Drançolli, dr. Exhlale Dobruna-Salihu, Arben Arifi, prof. dr. Musa Limani, prof. dr. Selim Daci, dr. Bedri Muhadri, dr. Femi Cakolli, Prand Buzhala e të tjerë.

Manifestimi shkencor “Gjurmët e Perandorit Justinian” u organizua nga SHKK "Anton Pashku", Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, drejtoratet e Arsimit dhe të kulturës të Prishtinës dhe Podujevës, si dhe shoqata "Gallapi".