Telegrafi

Prishtina luan vetëm për fitore ndaj Dukagjinit, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Emmanuel Egbo vjen në këtë ndeshje pas një humbje nga Drita dhe synon t’i kthehet fitores për t’i qëndruar sa më afër pozitës së katërt.

Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut ka dy humbje dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe dëshiron t’i kthehet fitores ose së paku të marr rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Nika; Bytyqi, Limani, Useini, Muja; Islami, Gashi; Pefqeli, Hamiti, Hyseni; Kryeziu;

Dukagjini: Haxhihamza; Dallku, Basri, Shabani, Iseni; Salihu, Feka, Morina; Rugova, Jatta, Merlaku; 

/Telegrafi/