Telegrafi

Prishtina luan vetëm për fitore ndaj Dritës, formacionet zyrtare të derbit të javës

Prishtina dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të gjilanasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Ismet Munishit vjen nga dy humbje radhazi në sezonin pranveror dhe është momenti i fundit t’i kthehet rezultateve pozitive.

Në anën tjetër, ekipi i Arsim Thaqit vjen në këtë ndeshje pas një fitore të madhe ndaj Dukagjinit dhe synon vazhdimësinë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, duke pasur edhe vëmendje taktike.

Prishtina: Nika; Bytyqi, Ramadani, Belica, Mici; Useini, Gashi; Pefqeli, Hamiti, Kryeziu; Blesa;

Drita: Maloku; B.Krasniqi, Limani, Agyare, Blakqori; Namani, Jashari; Selmani, Baftiu, Ajzeraj; Tahiri;

/Telegrafi/