Prishtina ka arritur fitore të madhe në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Kampioni i Kosovës triumfoi me rezultat 4-1 ndaj kampionëve të Uellsit javën e kaluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Fitorja me tre gola epërsi i jep shpresë dhe motiv Prishtinës edhe për ndeshjen e dytë, për të kaluar tutje në rrethin e tretë të garës së tretë më të madhe evropiane për klube.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Zekirja Ramadani me një këmbë është në rrethin e tretë, por me seriozitetin më të madh do t’i qasen edhe ndeshjes së kthimit ndaj Connahs Q.
Kryeqytetasit nga Kosova janë favorit të mëdhenj edhe për ndeshjen e dytë dhe synojnë që të marrin një tjetër fitore ndaj kampionëve në fuqi të Uellsit.
Ndeshja mes Connahs Q dhe Prishtinës zhvillohet në Park Avenue në Aberystwyth të Uellsit.
Ky takim do të gjykohet nga finlandezi Petri Viljanen së bashku me asistentët Mika Lamppu dhe Riku Vihreavuori. /Telegrafi/