Të hënën me fillim nga ora 20:00, Drita dhe Prishtina zhvillojnë ndeshjen e Superkupës së Kosovës.
Skuadra nga Gjilani hyn në këtë sfidë si kampion i Superligës, kurse ekipi kryeqytetas si fitues i Kupës së Kosovës.
Duke qenë se Prishtina është mysafir në këtë sfidë, atëherë nuk do të luajë me fanellat bardhekaltër.
Klubi ka mbajtur një mbledhje para ndeshjes, kur edhe është vendosur që të luhet me fanellat e kuqe, derisa Drita si vendas do të luajë me fanellat e para.
“Mbledhja zyrtare para ndeshjes. Prishtina, si mysafire pas shortit, do të luajë me fanella të kuqe”, shkruan në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Takimi i Superkupës së Kosovës do të zhvillohet në kryeqytet, në stadiumin e rinovuar që mban emrin e legjendës “Fadil Vokrri”.
Gjatë të dielës, të dyja skuadrat i kanë mbajtur konferencat për shtyp dhe më pas i kanë zhvilluar seancat e fundit stërvitore në stadium. /Telegrafi/