Site icon Telegrafi

Prishtina më lojë të mirë merr tri pikë si mysafir i Drenicës

Prishtina ka arritur të shënojë fitore të madh ndaj Drenicës me rezultat 3-1 në kuadër të Superligës së Kosovës.

Kryeqytetasit kishin udhëtuar me të vetmin qëllim në Skenderaj, për tri pikë dhe ia arriti qëllimit.

Prishtina e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e 12-të me Otto John, i cili gjuan bukur me kokë dhe realizon për 1-0.

Oto John (Foto: FC Prishtina)

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 30-të, Ergyn Ahmeti me një goditje të fortë me të djathtë nga distanca realizon një gol të bukur për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat do të shënonin nga një herë.  Fillimisht Edmond Turku shënoi autogol në minutën e 52-të.

Drenica u lëshua në sulm duke krijuar disa raste, por Coulibalyt erdhi vonë, pas një aksioni të bukur individual.

Prishtina me këtë fitore ka 37 pikë, aq sa Ballkani dhe Drita. /Telegrafi/

Exit mobile version