Prishtina këtë vit ka 100 vjetorin e themelimit të klubit, ku nga fansat e shumtë është pritur që të fitohet titulli i kampionit.
Por ky sezon ka shkuar si mos me keq për Prishtinën. Kjo pasi Prishtina është larg pritshmërive këtë kampionat, ku zë vendin e gjashtë në renditje me 26 pikë.
Shumë transferime në verë që dështuan, por u paguan me shuma të majme nga kamioni në fuqi bën që klubi të jetë në këtë gjendje.
Në dy ditët e fundit skuadra nuk ka stërvitur për shkak se kanë ende paga të papaguara për këtë edicion.
Këtë e ka konfirmuar dhe drejtori i klubit, Artan Osmani për mediat vendore, i cili thotë se po punohet që ky problem të sanohet.
Në anën tjetër Telegrafi mëson që lojtarët i ka dhënë ultimatum klubit, që nuk do të stërvitin derisa të paguhen pagat, por kanë shtuar se në ndeshje do të marrin pjesë për të mos e lënë klubin në gjendje edhe me të keqe që të paraqitet me junior.
Prishtina në fundjavë do të jetë mysafir i Dukagjinit të Klinës.
Sezoni pranveror një dështim total
Prishtina nuk ka arritur të tregojë atë që është pritur, pasi aktualisht zë vendin e gjashtë në renditje me vetëm 26 pikë.
Kryeqytetasit e nisën stinorin pranveror me një fitore në Kupën e Kosovës, ku mposhtën Drenicën në vazhdime me rezultat 2-1.
Por në kampionat është tjetër histori. Dy barazime dhe dy humbje është bilanci i Prishtinë në vjeshtë, që e mban në kontakt me skuadrat e tjera që po luftojnë për mbijetesë.
Shpëtimi i Prishtinës, shihet Kupa e Kosovës, ku ata në çerekfinale do të përballen me Ballkanin. /Telegrafi/