Telegrafi

Prishtina – Llapi, formacionet zyrtare të superderbit kosovar

Prishtina do të jetë nikoqir i Llapit në derbin e javës së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Dy skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit kanë pikë të njëjta nga 69 dhe ndodhen dy më pak se Feronikeli.

Kjo ndeshje mund të vendos shumë për njërën apo tjetrën skuadër nëse do të mbesin në garë për titull.

Tanimë dy trajnerët e skuadrave, Mirel Josa i Prishtinës dhe Tahir Batatina i Llapit kanë publikuar edhe 11shet startuese.

Mungesa e madhe e Prishtinës është mesfushori Meriton Korenica, derisa llapjanët janë të plotë.

Formacionet zyrtare:


Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bekteshi, Dallku, Bashiru, Miftaraj, Arago, Ahmeti, Mankenda, Morina, Khalid.

Llapi: Haxho, Emini, Sinani, Prençi, Namani, Maliqi, Zhdrella, Veliu, Alidema, Januzi. /Telegrafi/