Telegrafi

Prishtina – Llapi, formacionet zyrtare të derbit të javës

Prishtina dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes derbi të javës se 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit janë nikoqir të llapjanëve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje me një formë pozitive me dy fitore radhazi në kampionat dhe synon të treten për t’u ofruar edhe më shumë me kreun e tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës nuk di për humbje që katër ndeshje, me dy fitore dhe dy barazime, kështu që ka udhëtuar për të vazhduar formën pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.

Prishtina: Nika; Bytyqi, Belica, Useini, Mici; Gashi, Pefqeli; Uka, Krasniqi, Shefiti; Kryeziu; 

Llapi: Avdyli; Shabani, Neto, Krasniqi; Emini, Fernandinho, Rivera, Fazliu; Selimi, Progni, Alidema;

/Telegrafi/