Site icon Telegrafi

Prishtina – Llapi, caktohen gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në Superkupën e Kosovës

Prishtina dhe Llapi do të takohen për të diskutuar trofeun e Superkupës së Kosovës.

Ky trofe do të diskutohet mes kampionit të edicionit të kaluar Prishtinës dhe fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit.

Kjo ndeshje finale do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45.

Finalja e Superkupës së Kosovës do të gjykohet nga Dardan Çaka me asistentët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Ndërkohë gjyqtar i katërt do të jetë gjilanasi Mervan Bejtullahu.

Në këtë takim do të përdoret sistemi VAR, ku Visar Kastrati dhe Elvis Bicaj do të jenë në këtë dhomë. /Telegrafi/

Gjyqtar kryesor: Dardan Çaka
Asistent i parë: Fatlum Berisha
Asistent i dytë: Bujar Selimaj
Gjyqtar i katërt: Mervan Bejtullahu
Gjyqtar i VAR-it (VAR): Visar Kastrati
Asistent i Gjyqtarit të VAR-it (AVAR): Elvis Bicaj
Operator i VAR-it: Albert Vokshi
Vëzhguesi i gjyqtarëve: Malazog Hoxha
Delegati i FFK-së: Abdyl Bellopoja

Exit mobile version