Site icon Telegrafi

Prishtina licencon 25 futbollistë për ndeshjet e Ligës së Evropës, Januzi dhe Bardhoku nuk lirohen nga ish-klubet

Prishtina (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Klubi nga kryeqyteti, Prishtina ka konfirmuar se janë licencuar 25 futbollistë për garat e UEFA-s, ku Ahmed Januzi dhe Tun Bardhoku nuk janë liruar nga ish-klubet e tyre.

Prishtina ka licencuar 25 futbollistë për raundin para-eliminator kundër skuadrësn nga Gjibraltari, St Joseph’s.

Këto ndeshje do të zhvillohen të enjten më 27 qershor nga ora 20:45 dhe ndeshja kthyese më 2 korrik në Gjibraltar.

Lexo po ashtu Shorti për parakualifikimet në Ligën e Evropës e vë Prishtinën përballë St Joseph

Megjithatë, klubi kryeqytetas ka treguar se nuk janë licencuar Januzi dhe Bardhoku për shkak se nuk i kanë liruar ish-klubet e tyre, Llapi, respektivisht Vëllaznimi.

Por, ata do të kenë të drejt loje për raundin e parë kundër Rangers nëse Prishtina kualifikohet tutje.

Lexo po ashtu Prishtina do të takohet me Rangersin nëse e mposht St Joseph

Prishtina ka falënderuar për konstruktivitet klubet e Drenicës, Dritës dhe Flamurtarin, që liruan lojtarët e transferuar në verë.

Futbollistët e licencuar janë:

Portierë: 12. Visar Bekaj, 1. Alban Muqiqi, 36. Adi Hyla, 35. Laurit Behluli.

Mbrojtës: 2.Armend Thaqi, 13.Abdul Bashiru, 34.Agon Xhaka, 28.Leotrim Bekteshi, 4.Armend Dallku, 8.Ahmet Haliti.

Mesfushorë: 5.Diar Miftaraj, 18.Ergyn Ahmeti, 7.Lorik Boshnjaku, 6.Endrit Krasniqi, 21.Argjend Mustafa, 88.Ramush Ramadani, 20.Qendrim Zyba.

Mesfushorë ofensivë: 22.Lis Ahmeti, 23.Armend Gashi, 10.Meriton Korenica, 15.Gauthier Mankenda, 77.Trimron Selimi, 11. Kreshnik Uka.

Sulmues: 9.Basid Khalid, 17.Alban Shillova

/Telegrafi/

Exit mobile version