Telegrafi

Prishtina me lehtësi ndaj Kozuvit

Sigal Prishtina nuk ka treguar aspak mëshirë përballë ish trajnerit Marjan Ilisvskit që tashmë është duke e udhëhequr Kozuvin, duke e mposhtur 74-56.

Djelmoshat e Antonis Constantinides e nisën ndeshjen me shumë besim duke e dominuar çerekun e parë me rezultat 17-8.

Edhe në çerekun e dytë bardhëekalërit nuk lëshuan pe. Kampionët Ballkanik shkuan në pushim me një epërsi prej 20 pikë epërsi, 39-19.

Në pjesën e parë dy basketbollistët më të dalluar ishin Mohamed Abukar e Dardan Berisha.

Edhe pjesë e dytë filloi sikurse e para. Maqedonasit u munduan të bëjnë më shumë, por nuk arritën asnjëherë t’i ofrohen Prishtinës, pasi edhe të tretin prishtinasit e fituan me rezultat 20-18, ndërsa ai i përgjithshmi ishte 59-37.

Më çerekun e katërt pasi fitorja ishte siguruar, trajneri Constantinides u dha hapësirë të gjithë lojtarëve. Rezultati në fund ishte 74-56.

Më të mirën për Prishtinën ishin Mohamed Abukar me 22 pikë dhe Andreë Warren me 14.

Te mysafirët u shqua Aleksandar Radulovic me 22 pikë. /Telegrafi/