Kampioni në fuqi ishte skuadër më e mirë që nga fillimi, me ç’rast pas dy çerekëve të parë, rezultati ishte 64:42.
Edhe pas çerekut të tretë, Prishtina kishte epërsi prej 13 pikësh, ndërsa kur gjyqtari dha shenjë për fundin e takimit, rezultati shënonte 110-87.
Kjo ishte fitorja e pestë e Prishtinës që merr edhe kreun e tabelës.
Kryesuesi i deritanishëm, Peja, në këtë xhiro zhvillon derbin kundër Trepçës. /Telegrafi/