Telegrafi

Prishtina largohet me tre pikë nga Podujeva – merr fitore spektakolare në udhëtim te Llapi

Prishtina ka fituar 2-1 në derbin me Llapin që u luajt në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superliga.

Dy skuadrat e nisën ndeshjen me një kujdes të shtuar, duke ditur për cilësitë që posedojnë njëra-tjetra.

Por, skuadra nga kryeqyteti ia doli të realizonte e para, dhe këtë e bëri përmes penalltisë, e cila në gol u konvertua prej Kreshink Ukës.

Pjesa e dytë filloi edhe më furishëm, pasi dy skuadrat ia dolën të shënonin nga një herë.

Ishte sërish Prishtina që realizoi, për ta dyfishuar epërsinë me anë të Endrit Krasniqit, që shënoi në minutën e 59-të

Llapi në anën tjetër nuk u dorëzua, dhe ia doli të ngushtonte epërsinë e mysafirëve në 2-1 me golin e Trimor Selimit (75’).

Deri në fund, mund të kishte edhe gola të tjerë, por që faza defanzive e dy skuadrave ishte e pathyeshme.

Pas javës së katërt, Prishtina ka arkëtuar shtatë pikë, ndërsa Llapi mbetet në kuotën e pesë pikëve. /Telegrafi/