Site icon Telegrafi

Prishtina kthehet faqebardhë, e mposht Arsenalin

Në ditën e parë të këtij turneu bardhekaltërit u treguan të suksesshëm duke barazuar me Wolfsburgun dhe duke e mposhtur Olympiacosin me rezultat 2-1. Ndërsa, në ditën e dytë e humbën mundësinë e kualifikimit në gjysmëfinale pasi pësuan dy humbje radhazi, njërën nga Borussia Moenchengladbach me rezultat 1-0, ndërsa të dytën nga Zenit St. Petersburg 3-0.

Sidoqoftë, djelmoshat kosovarë kanë arsye që të ndihen krenarë me paraqitjet e tyre në këtë turne, pasi e përmbyllën me një fitore ndaj një klub prestigjioz siç është Arsenali.

Kryeqytetasit i mposhtën Topçinjtë për vendin e pestë të këtij turneu, pas penaltive me rezultat 7-6. /Telegrafi/ 

Exit mobile version